Britani e Madhe, fëmija 5 vjeç i shpëton jetën vëllait që po mbytej

Oliver Bevans është një fëmijë anglez por që ka bërë një mrekulli. Ai është vetëm 5 vjeç dhe i ka shpëtuar jetën të vëllait të tij duke vënë në praktikë ato që kishte mësuar në kopësht.
Një ditë dy vëllezërit, të cilët ishin shkëputur nga sytë e gjyshërve ishin duke ngrënë qofte. Stanley 3 vjec fut një copë të ,adhe në gojë, e cila i ngec në fyt. Vëllai i madh e kuptoi menjëherë se cfarë kishte i vogli dhe i vjen në ndihmë shkruan BBC.
Ai goditi tre herë në kurriz Stanley-in duke nxjerr jashtë qoften. Kur shkon gjyshja të shoh vogëlushët, Oliver i tregon se vëllai i vogël kishte qenë sëmurë.
“Oliver ende nuk e kupton atë që bëri për të vëllain”- ka komentuar mamaja e fëmijëve për BBC. Oliver u tregua një vëlla vërtetë trim e kurajoz por dhe një meritë e madhe shkon për kopshtin e të voglin, të cilët i kishin mësuar si duhej të sillej në një rast të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?