Britani, mbyllet qendra mjekësore, një pjesëtar i stafit me koronavirus
Një qendër mjekësore në Brighton, Britani është mbyllur për shkak se një pjesëtar i stafit është diagnostikuar me koronavirus.
Javën e kaluar, autoritetet konfirmuan një rast të një personi të prekur. Sipas BBC, qendra mjekësore u mbyll si masë parandaluese për të mos përhapur sëmundjen.
Në 6 shkurt, një shtetas britanik, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, rezultoi pozitiv në testin për koronavirusit.
Ai kishte udhëtuar në Singapor nga ku dyshohet dhe se e ka marrë virusin. Tani ai ndodhet i izoluar në një resort në alpet franceze sëbashku me 5 persona të tjerë të diagnostikuar me koronavirusin.