Britani, rezulton pozitiv i burgosuri i parë me COVID-19

Në Britani u konfirmua dhe i burgosuri i parë me koronavirus ditën e sotme (18 mars).

Sipas BBC, ai vuan dënimin në qytetin e Manchesterit dhe tashmë është shtruar në një spital për tu kuruar.

Gjithashtu autoritetet bëjnë me dije se asnjë i burgosur tjetër si dhe personeli nuk kanë rezultuar pozitivë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por gjithsesi 13 persona që kanë pasur kontakte me personin e infektuar janë vendosur në izolim si masë paraprake.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më tani në Britani janë infektuar 2642 persona ndërkohë që janë regjistruar 72 viktima.

Ndërkohë 67 persona janë kuruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?