Britani/ Rritje e frikshme e rasteve me Koronavirus, brenda ditës nga 34 në 85
Koronavirusi është përhapur në shtete të ndryshme të botës duke u bërë kështu një rrezik ndërkombëtar.
Duket se vazhdimisht ka njoftime për rritjen e rasteve në shtete të ndryshme. Tjetër njoftim vjen nga Britania ku numri i të prekurve ka ndryshuar në mënyrë drastike në vetëm një ditë.
Nga 34 persona të infektuar tanimë janë 85.
29 persona të infektuar është mësuar se kishin udhëtuar jashtë shtetit britanik kohët e fundit.
Tre të tjerë po ashtu janë diagnostikuar me Covid-19 dhe fatkeqësisht për ta nuk dihet kush është shkaku i sëmundjes.
Krye këshilltari mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar tha që kishin filluar hetimet për gjetjen e shkaqeve dhe po ashtu edhe evidentimin e personave të afërt me të infektuarit.
Profesor, Chris Whitty tha pak më parë që Britania rrezikohet nga një epidemi nëse ka raste të reja transmetimi të sëmundjes.
Ai tha se vendi pret të përballet me një valë epidemike por që ende nuk dihet se çfarë përmasa do ketë kjo epidemi.