Britani, vaksina anti-Covid në dispozicion në fillim të vitit 2021

Britania e Madhe është një ndër vendet me numrin më të lartë të vitkimave dhe të infektuarve me Covid.

Së fundmi në një intervistë për mediat vendase këshilltari shkencor i qeverisë së Britanisë së Madhe, Sir Jeremy Farrar, ka bërë të ditur se më shumë se një vaksinë e koronavirusit të ri (COVID-19) do të jetë në dispozicion në fillim të vitit 2021.

Farrar theksoi se Task-Forca e vaksinave në Britaninë e Madhe ka bërë një punë absolutisht të jashtëzakonshme dhe se vendi është në një pozitë jashtëzakonisht të fortë. Farrar është pjesë e Grupit Këshillimor Shkencor të Qeverisë për Emergjencat (SAGE).

Swiss Digital Desktop Reklama

Britania ka qasje në disa vaksina të ndryshme përmes një vargu qasjesh të ndryshme. Vaksinat vijnë në të gjitha llojet dhe qasjet e ndryshme. Britania ka marrë një portofol vaksinash përmes të cilave më shumë se një, jam i sigurt, se do të vijnë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”,  është shprehur Farrar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krishtlindjet e këtij viti do të jenë të vështira dhe jo normale për pothuajse të gjithë”, shtoi ai.

Të dhënat e fundit të qeverisë britanike njoftuan për 16 982 persona të tjerë të testuar pozitiv ndaj koronavirusit në Britaninë e Madhe, duke e çuar totalin në 722 409.

Ndërkohë numri i viktimave nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Britani ka shkuar në 43 646 persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?