Britania ”burgos” qytetarët, gjobë 5 mijë paund për ata…

Britania blindon kufijtë mes frikës së një vale të tretë të Covid-19. Ndalimi i muajve të fundit për britanikët, për të udhëtuar jashtë vendit, me përjashtim të rasteve të domosdoshme, është shndërruar në ligj. Norma parashikon një gjobë prej 5 mijë paundësh për këdo që tenton të largohet nga territori britanik drejt një destinacioni të huaj pa një “arsye të justifikuar mirë”.

Mediat e Mbretërisë së Bashkuar raportojnë se pushimet jashtë vendit do të jenë të ndaluara deri në fund të qershorit.  Këto zhvillime vijnë teksa Britania përkujton përvjetorin e izolimit të parë kombëtar të vendosur pikërisht më 23 mars të 2020.

Qytetarët u ftuan të mbanin një minutë heshtje për të nderuar ata që humbën jetën nga Covid-19. Përjetimi i britanikëve për këtë periudhë pandemike është i ndryshëm. Britania ka bilancin më të rëndë në pandeminë koronavirus në Europë dhe raporton një total prej 4.3 milionë të infektuarish dhe 126 mijë jetë të humbura.

SHKARKO APP