Britania do të presë një samit global për të mbështetur zhvillimin e një vaksine kundër Covid-19
Britania e Madhe do të presë një samit në 4 qershor për të inkurajuar bashkësinë ndërkombëtare të “mblidhen” për të mbështetur zhvillimin e një vaksine Covid-19, njoftoi të Premten Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Dominic Raab.
“Sëmundjet nuk kanë kufij, kështu që ne duhet të mblidhemi për t’u siguruar që Gavi (Aleanca e Vaksinav) është e financuar plotësisht dhe ekspertiza e tij është në zemër të përpjekjeve për të siguruar qasje të gjerë në çdo vaksinë COVID-19,” u shpreh Raab.
Gavi është një organizatë ndërkombëtare që synon të bashkojë sektorët publik dhe privat për të përmirësuar aksesin ndaj vaksinave.
Sekretari i jashtëm britanik shtoi se Britania gjithashtu do të mirëpresë Samitin e Përgjigjes Globale të koronavirusit më 4 maj së bashku me partnerët e tij ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian, Japoninë, Arabinë Saudite, Norvegjinë dhe Afrikën e Jugut.
“Britania po luan një rol kryesor në përpjekjet për të zhvilluar një vaksinë kundër Covid-19 dhe testime më të mira. Ne jemi të kënaqur që të bashkë-organizojmë Samitin e Përgjigjes Globale të koronavirusit më 4 maj me partnerët tanë për të zhvilluar një vaksinë së bashku, “shtoi ai.