Britania drejt eliminimit të Green Pass
Qeveria britanike po ecën drejt eliminimit të Green Pass, i futur një muaj më parë vetëm për hyrjet në klube dhe aktivitetet masive. Kjo mund të ndodhë më 26 janar, kur do të rishikohen masat anti-Covid të parashikuara nga i ashtuquajturi plan B kundër variantit Omicron.
Ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid ka ndarë një shqetësim të fortë ndaj certifikatës së shprehur nga shumë deputetë konservatorë, veçanërisht ndaj atyre qindrave që kishin votuar kundër prezantimit të saj në Dhomën e ulët, e miratuar vetëm falë votave të opozitës laburiste, në shenjë rebelimi të hapur ndaj kryeministrit Boris Johnson.
Mendohet të braktiset edhe puna nga shtëpia, një masë tjetër e parashikuar nga kufizimet e planit B, ndërsa do të mbetet ajo për përdorimin e maskave për transportin publik dhe dyqanet.