Britania e Madhe dështon me AstraZeneca, do të aplikojë dozë të tretë për të gjithë të vaksinuarit

Vaksinimi i popullsisë me AstraZeneca me dy doza të njëpasnjëshme nuk po funksionon ndaj qeveria ka vendosur që të aplikojë një dozë të tretë për të gjithë të vaksinuarit. Po ashtu edhe ata që kanë marrë një ose asnjë dozë, do të duhet të injektojnë gjithsej 3 doza të vaksinës britanike

Autoritetet shëndetësore në Londër thanë se varianti indian i koronavirusit mbetet shqetësimi kryesor i Britanisë së Madhe.

Në këto kushte, ajo po përshpejton një plan për vaksinimin e popullsisë me një dozë të tretë.

Eksperimenti për testimin e dozës së tretë ka nisur rreth Anglisë dhe rezultatet fillestare priten në shtator. Menjëherë më pas do të nisë fushata masive e rivaksinimit.

Britania e Madhe po regjistron mbi 9 mijë raste me koronavirus në ditë, ndërsa javët e kaluara pati vetëm disa qindra raste ditore.

Zyrtarët ia vënë fajin mutacionit që ka bërë virusi Sars-Cov-2 në Indi duke u përhapur dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Katër në pesë persona të rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe mbi 60 për qind e tyre kanë injektuar dy doza.

Por vala e infektimeve jo vetëm që nuk po ndalet, ajo po zgjerohet çdo ditë, duke nxitur qeverinë të shpallë dozë të tretë.

SHKARKO APP