Britania e Madhe ka një ”armë sekrete” kundër Covid-19
Pandemia e Covid-19 mund të ketë ditët e saj të numëruara falë një përparimi që vjen nga Mbretëria e Bashkuar. Në muajin janar do të fillojnë në Londër një seri provash sfide njerëzore që synojnë testimin e efektivitetit të vaksinave kundër Covid-19. Vullnetarë të shëndetshëm do të infektohen qëllimisht me virusin për të kontrolluar nëse vaksinat janë efektive dhe sigurojnë mbrojtje nga infeksioni.
Shkencëtarët do të zgjedhin një variant të virusit që aktualisht është në qarkullim dhe do t’ia administrojnë atë vullnetarëve pa mbingarkuar sistemin imunitar të tyre. Rreziku që këta të fundit të zhvillojnë komplikime serioze është i ulët duke pasur parasysh moshën e tyre të re dhe shëndetin e tyre të mirë.
Deri tani dy mijë vullnetarë në Mbretërinë e Bashkuar kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në provat e sfidave njerëzore. Fillimi i provave do të duhet të marrë dritë jeshile gjithashtu nga një organ rregullator Britanik (Agjencia Rregullatore e Medicines dhe Produkteve Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar) dhe nga Komiteti i bioetikës.
Gjatë shekujve të njëzetë dhe njëzet e një, studimet e sfidave njerëzore përfshinin të paktën 30 mijë vullnetarë, të cilët nuk zhvilluan efekte anësore serioze dhe shpejtuan prodhimin e vaksinave kundër 15 patogjenëve si kolera, tifua dhe gripi sezonal Qëllimi është të modernizojnë fazat 2 dhe 3 të provave klinike të vaksinave të cilat zakonisht duhen disa vjet për t’u përfunduar për shkak të kompleksitetit të procedurave të përdorura.