Britania e Madhe porosit 90 milionë vaksina antiCovid-19
Britania e Madhe ka pranuar në parim të blejë 90 milionë doza të vaksinave antiCovid-19, nga kompani të mëdha farmaceutike me qendër në Francë, Gjermani dhe SHBA, tha sot qeveria.
Londra porositi 60 milionë doza të një vaksine nga kompania franceze ”Valneva”’ dhe 30 milionë doza të vaksinës BNT162 nga një program i përbashkët i kompanisë gjermane ”BioNTech” dhe ”Pfizer” me qendër në SHBA.
Marrëveshja me ”Valneva” përfshin një mundësi për të blerë 40 milionë vaksina shtesë “nëse ajo do të jetë e sigurt, efektive dhe e përshtatshme.
Londra tashmë ka rezervuar 100 milionë doza të vaksinave të Universitetit të Oksfordit nga kompania ”AstraZeneca”, mes dhjetëra kandidatëve për vaksina në të gjithë botën.
“Gjetja e një vaksine është një përpjekje me të vërtetë globale dhe ne po bëjmë gjithçka mundemi për të siguruar që publiku britanik të ketë qasje sa më shpejt të jetë e mundur në një vaksinë të koronavirusit, të sigurt dhe efektiv”, tha qeveria britanike.
Thomas Lingelbach, drejtor menaxhues i ”Valneva”, tha se kompania e tij është “e lumtur që është zgjedhur për të marrë pjesë në këtë program të rëndësishëm me qeverinë britanike”.