Britania e Madhe trondit sërish, rritet frikshëm numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi

Britania e Madhe vijon me shifra të frikshme të vdekjeve nga koronavirusi.

Në raportin zyrtar të prezantuar ditën e sotme, bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 861 persona.

Kjo shifër vjen në rritje krahasuar me një ditë më parë kur u raportuan 761 pacientë të vdekur nga Covid-19.

Me shifrën e sotme shkon në 13.729 numri total i viktimave qysh nga nisja e epidemisë.

SHKARKO APP