Britania e Madhe vendos kufizime për 4 milionë banorë
Qeveria e Britanisë së Madhe ka surprizuar banorët në veri të vendit me vendosjen e disa masave kufizuese brenda natës. Ndryshimet do të prekin 4 milionë qytetarë. Familjarët nuk mund të takohen në ambiente të mbyllura në Manchester, Lancashire dhe West Yorkshire, si pjesë e masave që erdhën pas shtimit të rasteve me Covid-19.
Qendrat e përkujdesjes dhe azilet kanë pezulluar planin për pranimin e vizitave nga familjarët, pasi mungojnë testet për stafin dhe të moshuarit. Kufizimet e reja janë kritikuar nga opozita laburiste, që nënvizon se erdhën pa asnjë paralajmërim dhe se janë të paqarta.
Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock thotë se njoftimi 3 orë përpara vendosjes së masave ishte më se i mjaftueshëm. Britania e Madhe raportoi të enjten, numrin më të lartë të rasteve ditore me koronavirus në muajin e fundit duke shtuar frikën për një valë të dytë.