Britania e Madhe vendos kufizime të reja për Covid-19

Britania u bë vendi më i fundit evropian që vendosi kufizime të reja për grumbullimet e njerëzve pas një rritje të rasteve me Covid-19.

Numri i rasteve të reja është pothuajse dyfishuar çdo javë, dhe zyrtari më i lartë për shëndetësinë ka paralajmëruar për 50,000 infeksione të reja çdo ditë nëse vazhdon kjo prirje.

Britania ka pësuar numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në Evropë, me mbi 41,000 viktima.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas rregullave të reja, klubet dhe restorantet do të detyrohen të mbyllen në orën 22:00. Njerëzit përsëri inkurajohen të punojnë nga shtëpia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Boris Johnson tha se masat do të rishikohen pas dy javësh.

Ai tha se maskat do të jenë të detyrueshme në dyqane,  muze, galeri, kinema dhe vendet e adhurimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?