Britania krijon njësi kundër “fake news”
Qeveria britanike do të krijojë një njësi të veçantë, për t’u përballur me ”lajmet e rreme”, dhe do të përpiqet të ndalë ata që do të hedhin në publik lajme të tilla, që influencojnë, apo ndikojnë keqazi zhvillimet në vend, kështu ka deklaruar një përfaqësues i kryeministres Theresa May.
”Jetojmë në një epokë lajmesh të rreme dhe tregimesh antagoniste. Qeveria do të përgjigjet mes një përdorimi më intensiv dhe më të mirë të komunikimeve të sigurisë kombëtare, për t’u përballur me sfidat komplekse dhe të ndërlikuara të kohës”, deklaroi përfaqësuesi.
Në Londër ”njësia e informacionit të sigurisë kombëtare”, do të marrë përsipër të përballet me disinformimin duke përdorur struktura shtetërore dhe institucione të tjera, për t’i thënë ”stop” lajmeve të rreme dhe disinformimit publik.
KOHA JONË SONDAZH

