Britania kthen në spitale teatrot dhe sallat e konferencave
Britania e Madhe ka deklaruar se do shfrytëzojë teatrot dhe disa mjedise të tjera për t’i përshtatur në salla spitalore, në një kohë kur deri tani ka raportuar 1 mijë e 400 viktima dhe 22 mijë e 500 të infektuar si pasojë e Covid-19, nga të cilët 9 mijë janë shtruar në spital.
Britania gjatë këtyre ditëve duket se është futur në një situatë të ngarkuar, ndërsa sistemi shëndetësor po vuan. Megjithatë, autoritetet pohojnë se janë duke ngritur edhe 2 spitale fushorë në terren.
Një qendër konferencash në Londër gjithashtu është konvertuar në spital me 4000 shtretër për pacientë me Covid-19. Gjithashtu, edhe dy të tjera po përdoren si salla spitalore në Birmingham dhe Manchester.
Kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë vazhdojnë të punojnë nga shtëpia për të menaxhuar emergjencën shëndetësore.
Boris Johnson, i kritikuar për nënvlerësimin që ai i bëri epidemisë, tha se përsa i përket testeve të tamponit ato janë kryer në rreth 10 mijë në ditë dhe se synimi është që të bëhen 25 mijë së shpejti.
Por pavarësisht dëshirës së kryeministrit, kapacitet aktualisht janë të pasigurta në Mbreterinë e Bashkuar./BBC/