Britania kundër vaksinimit masiv të adoleshentëve
Britania e Madhe së fundmi ka vendosur që të mos zhvillohet një vaksinim masiv tek adoleshentët.
Mediat vendase bëjnë me dije se ministrat britanik kanë theksuar se është e rëndësishme se të grupmosha mbi 12 vjeç vaksinimi të kryhet vetëm tek ato grupe që janë të rriskuara dhe nuk ka nevojë që të bëhet te të gjithë.
Sekretari i qeverisë Robert Genrik tha se fëmijët dhe adoleshentët e moshës 12 vjeç e lart që jetojnë me grupe të pambrojtura duhet gjithashtu të vaksinohen nëse ministrat britanikë japin dritën jeshile për të vaksinuar njerëzit nën 18 vjeç.
Nga ana e saj, Ministria Britanike e Shëndetësisë njoftoi se ende nuk është marrë asnjë vendim.