Britania luftë me Rusinë në 2017? Fallon: Ekstreme, ndez luftën e 3-të Botërore

Viti 2017, e ka gjetur Europën nën frikën e një konflikti por mund edhe të jetë përpjekte për të shkaktuar panik. Sulmet nga grupi terrorist ISIS apo edhe Presidenca e Donald Trump, kanë qenë temat më të diskutuara por pa lënë mënjanë situatën në Europë, me Bashkimin Europian i cili ka pësuar tronditje gjatë 2016.

Parashikimet e një konflikti gjatë 2017 janë “shumë ekstreme”, shprehet Fallon. Sugjerimet se Britania mund të ketë një luftë me Rusinë përgjatë vitit, janë “shumë ekstreme”, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes, nuk lënë të kuptohet se vendi nuk kërkon luftë.

Referuar tabloitit britanik, “The independent”, Michael Fallon tha se ndërsa ka patur “agresion shumë të madh rus” në 2015 e që nuk duhet të jetë sërisht në 2017.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur një anëtar i komisionit i sugjeroi ministrit se një libër nga General Richard Shirreff ka parashikuar një luftë me Rusinë në 2017, Z. Fallon u shpreh:”E pra, ka shumë njerëz që shkruajnë libra dhe duke u përpjekur për ti shitur ato me frikën e një lufte”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej Fallon bëri të qartë se ai nuk pajtohem me parashikmet se lufta mes Britanisë dhe Rusisëm, do të ndodh përgjatë 2017. “Unë mendoj se është shumë ekstreme. Ne kemi parë një agresion shumë të madh rus gjatë 2016 dhe në vitet e mëparshme, sa i përket dhe aktivitetit të nëndetëses. Por unë nuk mendoj se paralajmërohet një konflikt i hapur në këtë vit”, pohoi Michael Fallon.

Ai nuk përjashtoi konflikt në të ardhmen. Paralajmërimi i z.Fallon vjen pasi NATO paralajmëroi se vendet e aleancës kanë objektivat e tyre në fushën e mbrojtjes. Rusia dhe NATO po mbajnë debate paralele në dy vendet e Ballkanit, Serbisë dhe Malit të Zi.

Një sondazh i kohëve të fundit nga qendra e pavarur zbuloi se gati gjysma e rusëve, kanë frikë se ndërhyrja e vendit mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore.

Burimi: The Indepedent/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?