Britania me pasaportë vaksinimi, fillojnë aktivitetet kulturore me spektatorë

Britanikët po përgatiten që këtë javë të fillojnë disa aktivitete të rëndësishme sportive dhe kulturore me pjesëmarrje të gjerë të publikut. Rregulloret e bllokimit prej pandemisë do të fillojnë të hiqen, dhe qytetarët do të pajisen me pasaporta vaksinimi, kanë njoftuar autoritetet britanike.

Ndër aktivitetet që do të çelen janë kinematë, klubet lokale të humorit dhe pubet tipike britanike.

Kryeministri Boris Johnson pritet të njoftojë edhe rregulloret përkatëse për secilën prej këtyre aktiviteteve.

Ishullorët ishin njëri nga vendet që u prek më rëndë në botë.

Saj masave të ndërmarra dhe vaksinimit masiv, ata po planifikojnë një verë plotësisht të lirë dhe të mbushur me aktivitete.

Britanikët kanë caktuar datën 21 qershor për të hequr masat në planin e përgjithshëm kundër pandemisë së koronavirusit.

Këtë javë Britania njoftoi se ishin mbi pesë milionë qytetarë që kanë marrë të dyja vaksinat kundër Koronavirusit.

Ekspertët britanikë thanë se polemikat rreth vaksinës AstraZeneca nuk duket se po ndikonin në marrjen e saj nga qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar, megjithë shenjat e hezitimit të përhapur në Europë.

SHKARKO APP