Britania në alarm! Zbulohet një variant me mutacion të dyfishtë
Zbulimi i 77 rasteve në Mbretërinë e Bashkuar të një varianti Covid-19 të zbuluar për herë të parë në Indi mund të jetë shkak për shqetësim, thonë ekspertët. Instituti i Shëndetit Publik ka raportuar se 73 raste të variantit B.1.617 që janë konfirmuar në Angli, si dhe katër raste në Skoci. Shifrat vijnë nga azhurnimi më i fundit i mbikëqyrjes së Institutit për shpërndarjen e varianteve të ndryshme Covid-19 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Instituti tha se aktualisht nuk ka asnjë provë që sugjeron që sëmundja nga varianti i sapo identifikuar është më serioze sesa nga ato të mëparshmet, as nuk ka prova aktuale që sugjerojnë se vaksinat kanë më pak të ngjarë të punojnë kundër saj.
Ekspertët po flasin për një mutacion të dyfishtë që redukton antitrupat në një shkallë shqetësuese.