Britania në ”hall”, s’ka vende për emigrantët as në burgje

Plani i kryeministrit të ri britanik, Rishi Sunak për të burgosur çdo emigrant të paligjshëm që kalon La Manshin po gomone, është në vështirësi implementimi. Në burgje nuk ka hapësira të mjaftueshme për t’i mbajtur të gjithë.

Kryeinspektori i burgjeve, Charlie Taylor thotë se në mënyrë që plani të funksionojë, qeverisë i duhet të rrisë në mënyrë dramatike kapacitetet e akomodimit, pasi shumica e qendrave janë që tani mbipopulluara.

Numri i azilkërkuesve që përpiqen të arrijnë në Britani me varka është rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe sistemi për shqyrtimin e aplikimeve është ngadalësuar mes problemeve dhe ndryshimeve të shpeshta në qeverinë konservatore, e cila ka kryeministrin e tretë dhe sekretarin e tretë të brendshëm brenda këtij viti.

Në qendrën Manston duhet të strehohen normalisht rreth 1,500 emigrantë për më pak se 24 orë, por kjo shifër është mëse dyfishuar.

SHKARKO APP