Britania në ”syrin e ciklonit”

Britania për shkak të rritjes eksponenciale të rasteve të infektimeve, prej të hënës e ka kaluar me afro dy mijë veta më shumë kulmin e infektimeve gjatë valës së parë të pandemisë në muajin prill. 20.426 veta janë duke u trajtuar nëpër spitalet britanike, krahasuar me 18,974 personat e regjistruar në 12 prill. Këto shifra kanë bërë që Britania, sipas zyrtarëve më të lartë të shërbimit shëndetësor kombëtar, të deklarojnë se vendi aktualisht është në “syrin e ciklonit” të pandemisë.

Mbi 41 mijë raste u shënuan ditën e djeshme, pa llogaritur këtu shifrat e Skocisë dhe Irlandës, dhe mbetet të shihet sa do jenë këto shifra sonte në mbrëmje, ku me siguri matematikore do jenë një rekord i ri. Shumica e infektimeve mendohet se janë shkaktuar nga shtama e re e koronavirusit, një mutacion i zbuluar në Britani dhe që është përhapur edhe në vende të tjera, edhe pse nuk dihet origjina fillestare e tij.

Spitalet fushore të ngritura në pranverë rreth 7 syresh me një vlerë që kapi 220 milionë sterlina, kanë mbetur bosh për shkak të mungesës së stafeve mjekësore dhe janë duke u çmontuar, në një shenjë të re të paaftësisë së menaxhimit të pandemisë, ku qeveria e kryeministrit Johnson është shndërruar në epitomi të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?