Britania nis fushatën e pran*osjes dhe dëbimin e emigrantëve
Personi që shihni në foto është emigranti i parë i paligjshëm i ndaluar me qëllimin për ta deportuar për në Ruandë nga policia e Britanisë së Madhe. Policia britanike shkon në banesa, arreston emigrantët e paligjshëm duke iu vendosur pranga në duar, i fusin ata në furgonë dhe i vendosin në burgje përpara deportimit për në shtetin afrikan.
Largimet pritet të nisin gjatë korrikut. Përtej kundërshtimeve nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat humanitare, kryeministri Rishi Sunak, mbrojti planin e tij gjatë një debati në parlament.
Kryeministri britanik firmosi marrëveshje me Francën dhe Shqipërinë vitin e kaluar, si përpjekje për të frenuar edhe valën e emigrantëve shqiptarë që rrezikonin jetën. Sipas të dhënave zyrtare nga Londra, më shumë se 7500 emigrantë kanë mbërritur në Angli përmes gomoneve të nisura nga Franca gjatë muajve të parë të këtij viti.