Britania: Njerëzve mund t’u duhet të vaksinohen për Covid-19 në 10 vitet e ardhshme

Njerëzit mund të kenë nevojë për ta bërë vaksinën kundër koronavirusit për të paktën 10 vite rresh. Ky është parashikimi që ka një zyrtar i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe. Chris Hopson, zyrtar i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Britani u shpreh se vaksinat mund të jenë të nevojshme për dekadën e ardhshme.

Po ashtu, Hopson i bëri thirrje qeverisë që t’i japë shërbimit shëndetësor kohë për të planifikuar fushatat e mundshme përforcuese për vaksinat Covid-19 për t’i bërë ato “biznes si zakonisht” në vend të “përgjigjes emergjente”.

“Vaksinat e grupit fillojnë në shtator, kështu që nëse do të bëjmë një dozë në një krah dhe një dozë në tjetër, këtë duhet ta dimë shumë shpejt.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Komentet e Chris Hopson vijnë në një kohë kur Matt Hancock është zotuar që të përcaktojë planet për fushatën e vaksinave Covid për vjeshtën, në javët e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?