Britania po kërkon vullnetarë që të argëtohen në klubet e natës

Disa vullnetarë në Britani do të kenë mundësi të përjetojnë argëtimin e dikurshëm në klube nate.

Në prill, klubet e natës në vend do të fillojnë të testojnë strategji të sigurta të rihapjes si pjesë e planit të qeverisë për lehtësimin e masave kufizuese.

I ashtuquajturi “program kërkimor i eventeve” do të ftojë vullnetarët të marrin pjesë në klube të natës, stadiume, teatro, koncerte dhe ngjarje të tjera.

Testi, sipas The Times, do të përfshijë 10 ngjarje pilot, duke ndihmuar në përcaktimin e llojeve të kontrolleve dhe sigurisë që duhet të zbatohen, për të rihapur industrinë e eventeve në mënyrë të sigurt.

Organizatorët shpresojnë të përcaktojnë se çfarë lloj testimi dhe masa sigurie duhet të ekzistojnë para se të rifillojë biznesi, duke modeluar një sistem të kontrolleve të verifikimit që mund të përdorën gjatë ose para mbërritjes në ngjarje.

Pas muajve të pasivitetit për shkak të kufizimeve për të parandaluar përhapjen e Covid-19 dhe bllokimit në të gjithë vendin, industria e natës në Mbretërinë e Bashkuar fillimisht humbi shpresat në shkurtin e vitit të kaluar, kur u njoftua mbyllja e klubeve të natës.

Hapja e tyre tani varet nga rezultati i testimit. Rezultatet do të raportohen në parlament përpara 21 qershorit.

SHKARKO APP