Britania pranon të riatdhesojë qytetarët e saj
Qeveria britanike do të riatdhesojë për herë të parë një qytetar britanik nga Siria si pjesë e Shtetit Islamik.
Qytetarët nga ai rajon do të transportohen në Britani gjatë ditëve të ardhshme.
Pavarësisht se OKB-ja ka deklaruar se çdo shtet duhet të mbajë përgjegjësi për qytetarët e tyre nëse nuk duan që ato të ndiqen penalisht në Siri.
Por prej kohësh Britania nuk ka pranuar që të riatdhesojë asnjë person deri në vendimin e sotëm.
Më shumë se 1200 persona janë riatdhesuar nga Siria drejt Kazakistanit, Uzbekistanit, Rusisë e Kosovës.
Kjo vjen pas kundërshtimit të ligjit për vrasjen e tyre në Siri.