Britania publikon shifrat, vaksinohen 4 milionë banorë
Autoritet britanike kanë bërë me dije se 4 milionë qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës anticovid.
Personat rreth 70 vjeç dhe personat me problem shëndetësore i janë nënshtruar procesit të vaksinimit.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se të dhënat në Mbretërinë e Bashkuar treguan se më shumë njerëz ishin në spital me Covid më parë, ndërkohë që bëri thirrje për respektimin e rregullave.
Në një konferencë për mediat, Hancock tha se më shumë se gjysma e atyre mbi 80 vjeç dhe gjysma e banorëve të shtëpive të të moshuarve ishin vaksinuar.
Më parë, Sekretarja e Punës dhe Pensioneve Therese Coffey kishte thënë se njerëzit në zonën e saj elektorale në zonën bregdetare të Suffolk disa të moshuar nuk ishin ftuar për një vaksinim, ndërsa të rinjtë kishin qenë.