Britania regjistron 40 597 të vdekur nga koronavirusi, 287 399 të infektuar
Britania e Madhe është zyrtarisht një nga shtetet me numrin më të lartë me të infektuar nga koronavirusi në botë.
Në këtë vend, deri tashmë regjistrohen si të infektuar me Covid-19, 287 399 persona.
Numri i të vdekurve nga virusi deri tani në Britani ka shkuar në 40 597 individë.
Për nga numri i personave të infektuar me koronavirus, Britania e Madhe renditet e pesta pas SHBA-ve, Brazilit, Rusisë dhe Spanjës.
OBSH ka lajmëruar se vende si Brazili, India, por sidomos në Amerikën Latine po shënojnë një rritje të frikshme të rasteve me Covid-19.