Britania shënoi numrin më të ulët të viktimave për muajin prill, 368 të vdekur në 24 orë
Britania shënoi këtë të dielë shifrën më të ulët të viktimave nga COVID-19 për 24 orë për muajin prill.
Pavarësisht kësaj shifrat mbeten sërish të larta ku u regjistruan 368 viktima me një total prej 18,420.
336 prej tyre u shënuan në Angli ndërsa pjesa tjetër në Skoci dhe Uells.
Edhe numri i të infektuarve shënon ulje nga dita në ditë.
Në të gjithë vendin numërohen mbi 150 mijë të prekur nga COVID-19.
Gjithsej në vend janë kryer mbi 640 mijë tampone.