Britania shënon mbi 100 mijë të vdekur nga koronavirusi. Johnson: Statistikat janë të zymta, nuk do ketë lehtësim të kufizimeve
Më shumë se 100 000 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, pasi 1 631 viktima u shënuan brenda 28 ditëve.
Kryeministri Boris Johnson tha se ai mori “përgjegjësinë e plotë” për veprimet e qeverisë, duke thënë: “Ne me të vërtetë bëmë gjithçka që mundëm.”
“Më vjen keq për çdo jetë të humbur. Qeveria gjendet në krye të detyrës, për të zvogëluar bilancin e tmerrshëm. Iu bëjmë thirrje të mbani masat ndaj Covid-19. Nuk do ketë lehtësim të kufizimeve”, tha ai. Një total prej 100 162 vdekjesh janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, kombi i parë evropian që kaloi këtë shifër historike, shkruan BBC.
Mbretëria e Bashkuar është vendi i pestë që kalon 100 000 vdekje, pas SH.B.A.-ve, Brazilit, Indisë dhe Meksikës. MB vazhdon që të jetë një vend, me shifra të larta të vdekjeve, për shkak të Covid-19.
Johnson deklaroi se statistikat për të prekurit dhe të vdekurit nga koronavirusi në Britani janë të zymta. Ai u shpreh se i vjen keq për çdo jetë të humbur, duke theksuar se qeveria merr përgjegjësi për situatën.