Britania shënon numrin më të ulët të viktimave nga COVID-19 që prej 29 marsit

Këtë të dielë Britania shënoi numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi që prej datës 29 mars.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 269 të vdekur ku në total numërohen 31,885 viktima.

Por gjithsesi gjatë fundjavave ka pasur një luhatje në numrin e viktimave ndaj ajo mund të jetë edhe më e lartë.

Ditën e sotme janë shënuar edhe 3,923 raste të reja nga 64,362 teste të kryera.

Numri total i të infektuarve në Britani është 219,183.

Gjatë pasdites së sotme, kryeministri Johnson pritet të njoftojë për fazën e re të rihapjes së vendit nga izolimi.

Mediat britanike shkruajnë se pritet një lirim lëvizjes së këmbësorëve pavarësisht se ministrat paralajmërojnë se nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh.

SHKARKO APP