Britania shënon sërish rritje, 759 viktima brenda 24 orëve nga Covid-19
Bota E Mërkurë, 22 Prill 2020 16:13
Britania ka shënuar një rritje të djeshme të viktimave nga Covid-19.
Sipas Departamentit të Kujdesit dhe Shëndetit në vend, gjatë 24 orëve të fundit 759 pacientë humbën jetë.
Numri total i vdekjeve tashmë ka shkuar në 18,100.
Ndërkohë janë regjistruar edhe 4,451 raste të reja duke e çuar në 133,495 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Deri më tani në Britani janë kryer 411,192 teste për Covid-19.