Britania zbulon planin si do t’i rikthehet jetës normale që në qershor

Qeveria britanike ka porositur 50 milionë teste serologjike me shpresën që do të ndryshojë lojën e luftës kundër pandemisë.

Kështu besohet se përparimi që do të bëjë një ekip i shkencëtarëve britanikë do t’i lejojë njerëzit të punojnë, nëse janë të sigurt nga virusi, kur testet të përfundojnë në qershor.

Britanikët do të jenë në gjendje të bëjnë testin dhe do të lejohen t’i kthehen jetës sociale dhe në punë, si në kohën para koronavirusit.

Testet pritet të kushtojnë 10 paund dhe gjithçka duhet është një mostër gjaku. Ai do të tregojë nëse jeni imunë si në rastin e një testi shtatzënie, ku dy vija që do të shfaqen pas 20 minutash do të tregojnë nëse i keni antitrupat.

Qeveria shpreson se 1 milion teste mund të prodhohen brenda 1 javë gjatë verës për të ndihmuar Britaninë të përparojë sërish.

Planet qeveritare janë që përdoruesit ta fotografojnë rezultatin e testit dhe ta dërgojnë në një njësi komanduese, e cila do të regjistrojë rezultatin në një ‘database’.

Zyrtarët shëndetësorë më pas do të jenë në gjendje të krijojnë një pamje më të plotë sesa e sigurt është Britania nga virusi, derisa të zhvillohet një vaksinë.

SHKARKO APP