Britanikët në panik nga pandemia, radhë të gjata e supermarkete bosh
Britanikët i ka pushtuar paniku. Tepër të frikësuar nga shpërthimi i pandemisë kanë rendur nëpër supermarkte për të bërë furnizimet.
Shqetësimi është i madh se mos njerëzit ngelen pa ushqime dhe pa artikuj të tjerë me rëndësi.
Nisur nga kjo, qeveria britanike po mendon që të lehtësojë ligjet, në ndihmë të supermarketeve kryesore.
Ndërkohë që kompanitë kanë vendosur që të racionojnë artikujt, për t’i dhënë mundëso të gjithë njerëzve që të blejnë.
Deri më tani, në Britani kanë humbur jetën 104 persona.