Britanikët nisin turizmin, ja vendet ku lejohet të shkojnë

Edhe pse pandemia e Covid-19 është aktive, nga e hëna britanikët në bazë të sistemit të dritave të trafikut, do të mund të mësojnë se në cilat vende do mund të prenotojnë pushimet verore, nga datat 6 korrik, në varësi të numrit të rasteve me virusin.

Foreign Office do heq edhe këshillimin për çdo vend se ku mund të shkohet ose jo, për vendet që konsiderohen me shkallë të ulet ose mesatare rrezikshmërie.

Ndër vendet me dritë jeshile që kanë më pak rrezik janë Austria, Barbados, Kroacia, Gjermania, Zelanda e Re, Greqia, Tajlanda dhe Vietnami.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendet me ngjyrë portokalli, ose me rrezikshmëri mesatare janë Australia, Belgjika, Kanadaja, Danimarka,Franaca, Italia, Japonia, Hollanda, Portugali, Singapori, Koreja e Jugut, Zvicra dhe Spanja, ndërsa vendet e zonës së kuqe që përjashtohen mbesin Argjentina, Brazili, Kili, Egjypti, India, Izraeli, Meksika, Maroku, Afrika e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?