Britanikët nuk duan t’ia dinë për koronavirusin, shijojnë jetën e natës si gjithmonë (Foto)

Një ndër arsyet e përhapjes në mënyrë të frikshme koronavirusit në Itali është komentuar se ka qenë edhe mosrespektimi i masave në ditët e para sidomos nga të rinjtë, të cilët vijuan jetën e tyre duke frekuentuar lokalet e natës.

Me sa duket të njëjtën gjë po bëjnë dhe bitanikët, të cilët vijojnë të frekuentojnë lokalet e natës, pavarësisht rrezikut nga koronavirusi. Ata vazhdojnë të bëjnë jetën e mëarshme dhe nuk duan t;ia dinë për virusin e tmerrshëm që ka pushtuar botën. Në fotot e publikuara nga media britanike shohim të rinjë që dalin në grup për të shijuar jetën e natës.

Ndërkohë, reagime të ashpra ka pasur edhe ndaj Tim Martin, drejtorit të përgjithshëm të “JD Wetherspoon”, një rrjeti pub-esh e lokalesh në Britani. Ai nuk ka pranuar të mbyllë biznesin e tij, duke thënë se mjafton që klientët të respektonin distancat dhe të uleshin në tavolina të ndara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai rriti zemërimin te qytetarët pas një interviste të dhënë për “Sky Neës”, ku u shpreh se përhapja e koronavirusit është më e lehtë të ndodhë në supermarkete se sa në lokale. “Supermarketet janë të mbipopulluara me njerëz, ndërsa lokale janë më pak të populluara” – u shpreh ai. Deri tani, në Britani janë konfirmuar mbi 3200 të prekur nga koronavirusi dhe 144 të vdekur.
Britanikët nuk duan t’ia dinë për koronavirusin, vijojnë jetën e natës si gjithmonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?