Britanikja lindi në parkingun e supermarketit, ambulanca nuk ndaloi ndaj sinjalit të bashkëshortit, për një arsye tepër banale
Një britanike e ka përshkruar momentin kur ka sjell në jetë djalin e saj në parkingun e një supermarketi në Southamton të Anglisë, pasi autoambulanca nuk kishte arritur të ndalonte, ngaqë shoferi mendoi se babai i foshnjës po ua bënte me dorë, si përkrahje morale në kohë pandemie.
Hannah dhe Andy Howells ishin nisur për në spital, kur gruaja kuptoi se nuk do të mund të rezistonte deri në destinacion. Ata ndaluan makinën para një supermarketi dhe derisa ajo po qëndronte brenda veturës, bashkëshorti i saj është munduar të ndalë autoambulancën që po kalonte pranë tyre, shkruan “Sky News”.
“Foshnja ishte duke lindur ndërsa qëndroja ulur në makinë dhe nuk mund të duroja dot më. Fatkeqësisht ambulanca nuk ndaloi dhe u desh ta sillja në jetë fëmijën në garazh, por, megjithatë gjithçka ka shkuar më së miri, edhe pse e tëra kjo na është dukur si ëndërr”, deklaroi britanikja.