FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BRUKSEL – BE-ja do të financojë 5,5 miliardë euro në vit për mbrojtjen

Brukseli paraqiti sot një projekt të hollësishëm që lidhet me vënien në zbatim të 5,5 miliardë euro në vit investime për mbrojtjen evropiane, në një kontekst më të favorshëm se kurrë, shënuar nga Brexit dhe dyshimet në lidhje me angazhimin e SHBA ndaj Evropës.

“Në planin politik, ajo qe ne mund të bëjmë është të mbështesim miqtë tanë amerikanë të vijojnë  angazhimin e tyre në skenën botërore”, deklaroi shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, duke prezantuar propozimet e Komisionit.

Por, ekzekutivi evropian vlerësoi se është koha që BE të forcojë pavarësinë e saj strategjike, duke iu referuar kancelares gjermane, Angela Merkel e cila së fundmi iu drejtua evropianëve për të marrë në dorë të ardhmen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përveç bashkëpunimit tonë me NATO, ne duhet të bëjmë më shumë dhe të japim më të mirën për veten tonë”, argumentoi komisioneri për Investimet, Jyrki Katainen, duke shpjeguar se Brukseli do të ndihmonte vendet evropiane të shpenzonin në mënyrën më efikase paratë e tatimpaguesve në planin e mbrojtjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?