Bruksel – Liderët e BE-së miratojnë strategjinë për Brexit

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për udhëzimet për negociatat e bllokut me Britaninë, për ndaljen nga Bashkimi Evropian, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Udhëzimet janë miratuar unanimisht. BE është gati për nisjen e bisedimeve për Brexit”, ka shkruar Tusk në Twitter, pak kohë pasi nisi samiti i liderëve të BE-së.

Negociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier, pritet që të nis bisedimet për daljen e Britanisë nga blloku në qershor, pasi Britania të mbajë zgjedhjet parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi gati”, ka thënë Branier. “Ne jemi së bashku”, ka shtuar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq, zyrtarët e BE-së përllogarisin se Mbretëria e Bashkuar përballet me një faturë 60 miliardë dollarëshe për shkëputjen, për shkak të rregullave të bllokut mbi buxhetin, por politikanët britanikë kanë thënë se qeveria nuk do të paguajë një shumë të tillë.

Në këtë situatë, Republika e Irlandës Veriore i ka kërkuar partnerëve europianë të mbështesin idenë e futjes së vendit në BE, në rast se ata organizojnë një votim lidhur me këtë çështje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?