Buenos Aires, zbulohen sinjale të reja në kërkim të nëndetëses argjentinase

Një sondë zbuloi një sinjal tjetër në kërkim të nëndetëses argjentinase të zhdukur në Atlantikun e Jugut më 15 nëntor me 44 marinarë në bord, theksoi Marina argjentinase.

“Ky sinjal i ri do të shqyrtohet nga nëndetësja ruse e drejtuar në distancë ‘Panther plus”‘, theksoi marina argjentinase, pa dhënë shumë detaje për këtë kontakt të ri.

Marina argjentinase kishte lajmëruar këto javët e fundit për sinjale të tilla të detektorëve. Por pa rezultate. Një prej tyre doli që kishte qenë një anije peshkimi që ishte mbytur në oqean disa vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Anija oqeanografike amerikane “Atlantis” vazhdon ndërkohë kërkimet”, theksoi marina argjentinase.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo e fundit ka humbur çdo shpresë për gjetjen e të mbijetuarve, por shpreson për gjetjen e nëndetëses “San Juan”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?