Bullgaria i ‘mbylli’ derën, Zaev: Optimist se do të gjejmë zgjidhje, na duhet ndihmë nga Greqia

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev shpreh bindjen se do të gjejë një zgjidhje me Bullgarinë për të hequr veton për negociatat ndaj vendit të tij.

Ditën e djeshme ministri i ri i Jashtëm i Bullgrisë, Svetlan Stojev tha se qeveria e përkohshme nuk do të ndryshonte poziticionin ndaj Maqedonisë së Veriut duke lënë në fuqi veton.

Nga ana tjetër Zaev ka kërkuar ndihmën e Greqisë për negociatat, duke pranuar se vendi fqinj është partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe shumë i zëshëm në Këshillin Europian nëpërmjet Mitsotakis dhe Denduas.

‘’Mendoj se do të gjejmë një zgjidhje me Bullgarinë, na duhet ndihmë nga Greqia, e cila tani është partneri ynë strategjik. Greqia është shumë e zëshme në Këshillin Evropian përmes Kryeministrit Mitsotakis, përmes Ministrit Dendias, ata janë shumë të përqendruar dhe udhëheqës në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian,’’ tha Kryeministri i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev gjatë pjesëmarrjes së tij në forumi i gjashtë Delphi.

SHKARKO APP