Bullgaria ngadalëson hapat në adoptimin e Euros – Vendi i frikësohet krizës dhe rritjes së çmimeve
Bullgaria sinjalizoi se mund të vonojë ofertën e saj për të adoptuar euron pasi hapat përgatitore mund të rrezikojnë një kurs të fiksuar afatgjatë të monedhës së përbashkët.
Vendi i Ballkanit kishte planifikuar të bashkohej me ERM-2, një mekanizëm që vepron si dhoma e euros përpara anëtarësimit të plotë. Por parlamenti kohët e fundit miratoi legjislacionin që detyron qeverinë që ta bëjë këtë vetëm në kursin ekzistues të këmbimit.
Kryeministri Boyko Borissov tha se më shumë kohë mund të jetë e nevojshme për shkak të shqetësimeve. “Unë jam i detyruar të ngadalësoj tempin dhe vetëm kur t’i bindim të gjithë kjo është mirë, ne do të ecim përpara. Derisa të mos ketë një konsensus absolut, ne nuk do ta detyrojmë hyrjen tonë në dhomën e pritjes,” është shprehur ai.
Për më tepër, shumica e bullgarëve kundërshtojnë hyrjen në rajonin e euros, duke u ndier se kompanitë do të përdorin ndërrimin e monedhës për të rritur çmimet e mallrave të tyre.
Me nivele të ulëta të borxhit publik dhe buxhet të ekuilibruar, Bullgaria përmbush shumicën e kritereve teknike për të adoptuar euron dhe kishte qenë e para në linjë, megjithëse shqetësimet mbesin mbi sistemin e saj financiar. Vendi kishte rënë dakord të bëhej pjesë ë bashkimin bankar të BE-së së bashku me ERM-2.
Borissov mbrojti përfitimet e anëtarësimit në rajonin e euros, por pranoi shqetësimet e njerëzve. “Nuk ka asnjë vend që të përkeqësohet nga hyrja në eurozonë,” tha ai. Por “Bullgarët janë të shqetësuar. Shqetësimet janë nëse çmimet do të rriten.” (Bloomberg)