Bullgaria përplaset me Rusinë

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë fushatën e spiunimit ndaj vendit të tij. Deklarata u bë një ditë pasi autoritetet bullgare shkatërruan një grup spiunazhi i cili dërgonte Moskes sekrete ushtarake.

Prokurorët bullgarë kanë akuzuar gjashtë persona, përfshirë ish-oficerë të inteligjencës ushtarake dhe të tanishme, për dërgimin e informacionit të klasifikuar në lidhje me Bullgarinë, NATO-n dhe BE-së në Ambasadën Ruse në Sofje.

Nën akuzat e spiunimit, që nga 2019, Bullgaria ka dëbuar pesë diplomatë dhe punonjës të Ambasadës Ruse. “Mund të lindë nevoja që të deklarojmë si të padëshiruar edhe diplomat te tjere rusë. Unë u bëj thirrje përsëri udhëheqësve të tyre të ndalojnë spiunazhin në vendin tonë”, tha Borisov.

”Miqësia është miqësi, por partneriteti ynë euro-atlantik është një faktor i pashmangshëm”, shtoi ai. Ambasada e Rusisë në Bullgari i mohon të tilla pretendime e thotë se e gjithë kjo është një përpjekje për të dëmtuar dialogun ruso-bullgar.

SHKARKO APP