Bum aplikacionesh për koronavirusin në vendet më të prekura
Koreja e Jugut është një nga vendet me teknologjinë më të përparuar në botë. Kështu që kur shpërthimi i koronavirusit preku gadishullin Korean, zhvilluesit e aplikacioneve ditën mirë çfarë duhet të bënin: Ata filluan të kodonin. Mënyrë e mirë fitimi, apo jo?
Aplikacionet telefonike që ndihmojnë në gjurmimin e sëmundjes në Korenë e Jugut, u renditën si gjashtë nga 15 shkarkimet më të mira në dyqanin e aplikacioneve Google Play të vendit të enjten.
Zhvilluesit e aplikacioneve i thanë CNN Business se ata kanë pasur një rritje të shkarkimeve që prej lançimit të produkteve të tyre në fillim të këtij muaji:
“Instalimet po rriten rreth 20,000 çdo orë.”
Corona 100m, është një aplikacion që lejon njerëzit të shohin datën kur një pacient u konfirmua se kishte sëmundjen, së bashku me kombësinë e pacientit, gjinia, dhe mosha.
Personi që përdor aplikacionin gjithashtu mund të shohë se sa afër janë ata me pacientët me koronavirus.
Ka pasur më shumë se 3,100 raste të koronavirusit të raportuar në Korenë e Jugut.