Burg apo ”kamp përqendrimi”? Flet lideri i opozitës: Jam në…

Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny konfirmoi zhvendosjen e tij në një burg në qytetin Pokrov. Në një postim në Instagram, ai e cilësoi institucionin si “një kamp përqendrimi”. Nga ana tjetër, Aleksei Navalny tha se është zhvendosur në burgun IK-2 para tre ditësh dhe se është mirë.

”Më duhet të pranoj se sistemi rus i burgjeve më befasoi. Nuk kisha ide se mund të bëhej një kamp i vërtetë përqendrimi, 100 kilometra nga Moska. Kjo është ajo që unë e quaj shtëpia ime e re: kampi ynë miqësor i përqendrimit”, tha ai.

Më 3 mars, Navalny është zhvendosur në Qendrën e Paraburgimit Nr. 3, në qytetin Kolçugino. Navalny është arrestuar në Moskë në janar, menjëherë pasi është kthyer nga Gjermania, ku është shëruar nga helmimi me agjent nervor.

Ai është helmuar në muajin gusht, në një fluturim drejt Siberisë, ndërsa laboratorët perëndimorë kanë treguar se agjenti i përdorur në sulm ka qenë Noviçok. Aleksei Navalny ka fajësuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për urdhërimin e sulmit ndaj tij, por Kremlini e ka mohuar përfshirjen.

SHKARKO APP