Burrat “lënë” gratë e vërteta, nisin marrëdhëniet seksuale me… (FOTO)
“Jam i lodhur nga njerëzit modernë racionalë, ata janë të pashpirt. Për mua, ajo është më shumë se një kukull silikoni. Ajo ka nevojë për shumë ndihmë, pasi është partneri im i përsosur që ndan momente të çmuara me mua dhe e pasuron jetën time”.
Një rrëfim i tillë hap një debat se si do vijojë marrëdhënia mes humanëve. Duket se meshkujt duan diçka larg mishtores dhe humanes, pasi mijëra burra japonezë sipas medieve të huaja, po i “kthejnë shpinën” grave të vërteta dhe kanë zgjedhur si partnere të jetës, kukullat seksi. Më shumë se 2,000 kukulla silikoni shiten çdo vit në Japoni me një kosto prej rreth 4,600 funta.
Një marrëdhënie dashurie me makinat e seksit po bëhet gjithnjë e më e pranueshme. Babai i dy fëmijëve, Senji Nakajima, nga Tokio është një nga ata burra.
Tabloiti britanik “Daily Express”, shkruan se ai ishte i sëmurë nga marrëdhëniet e komplikuara me gratë e vërteta, derisa bleu një kukull për një jetë të thjeshtë. 61-vjeçari fle me kukullën e tij, të cilën ai e quan Saori. Ai shprehet se pas gjashtë vitesh kur bleu kukllën sot ajo mbush boshllëkun që ai kishte nga jetesa larg gruas. “Ajo kurrë nuk tradhton, nuk kërkon para”.
Duke folur për të, Harmonia u përgjigjet edhe pyetjeve provokuese se pikërisht ka zgjedhur si grua një kukëll silikoni. “Unë jam i lodhur nga njerëzit modernë. Ata janë të pashpirt. Për mua, ajo është më shumë se një kukull. Nuk është vetëm një gome silikoni. Ajo ka nevojë për shumë ndihmë pasi është gruaja që ndan momente të çmuara me mua dhe e pasuron jetën time”. Ai gjithashtu tregon se ai lahet lakuriq me të dhe me besnikëri i kreh parukën.
Krijuesit e kukullave pretendojnë se ato janë të gjalla dhe burrat kurrë nuk do të duan kurrë një të dashurë prej mishi. Azia është tregu kryesor, me më shumë se 50 lloje të ndryshme të kukullave në shitje.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë


KOHA JONË SONDAZH

