Burrë e grua vdesin nga koronavirusi me 4 orë diferencë, nuk i thanë dot as lamtumirë njëri-tjetrit

Në Pavese, burrë e grua vdesin katër orë më vonë: ata nuk kanë qenë në gjendje të thonë lamtumirë.

Ata vdiqën në spitalin San Matteo në Pavia, me katër orë distancë, pa i thënë lamtumirë njëri-tjetrit apo edhe pa mundur të pëshëndesnin fëmijët e tyre.

Është historia e dy bashkëshortëve të moshës 64 dhe 66 vjeç, të cilët jetuan në Garlasco, në zonën e Pavia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo infermiere dhe ai fermer, ishin prekur nga koronavirusi dy javë më parë. Ndërsa vajza e tyre 28-vjeçare është positive dhe është shtruar në spital në karantinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë djali 38-vjeçar ndodhet në izolim në burg në Toskana, aty ku punon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?