Burri bën gjestin unik, shërben si karrige për gruan e tij shtatzënë (VIDEO)

Është krijuar stereotipi që gratë janë më të kujdesshme se burrat por një ngjarje në Kinë dëshmon të kundërtën. Në videon e publikuar nga policia vendase, shikohet nëna me bark të fryrë që mezi qëndron në këmbë nga pritja e gjatë, e cila duket sikur nuk do të durojë dhe shumë në atë gjendje për shkak të mpiksjes së këmbëve.

Bashkëshorti pasi pa vështirësinë e gruas së tij u ul dhe shërbeu si karrige që ajo të ulej. Gruaja shikohet që mbahet dhe në murin ngjitur për të ruajtur ekuilibrin, por ajo që bën përshtypje është që personat që ndodheshin në anë të tyre duke pritur të ulur në karrige nuk ia liruan vendin.

Kujdesi i burrit ndaj të shoqes kalon në një fazë tjetër, ai edhe pse ndodhej në vështirësi në ato momente, gjeti kohë që ti ofronte dhe ujë që ti shuante etjen gjatë pritjes. Video u postua në llogarinë zyrtare të policisë Hegang në aplikacionin e video të shkurtër Douyin të dielën e kaluar dhe tani është duke bërë xhiron e botës.

SHKARKO APP