Burri kërcënon me thikë kuzhine të birin 5 muajsh
Një burrë kërcënon të vrasë me thikë kuzhine djalin e tij pesë muajsh në oborrin e një shkolle. Mësuesit e dëshpëruar tentojnë të ndalin burrin në aktin e tij të çmendur, ndërsa i luten vazhdimisht të heqin dorë. Pamja e shqetësuese e incidentit në një shkollë në Arabinë Saudite tregon njeriun që gjunjëzohet mbi një djalë pesë-mujor me thikë drejt tij. Fëmija duket i qetë pasi nuk kupton asgjë se çfarë po ndodh, ndërsa përreth tij vazhdon kaosi. Burri u arrestua pasi iu mor fëmija pranë shkollës së fshatit Muweileh afër Tabukut, ndërsa do të shqyrtohet gjendja e tij mendore. Foshnja u kthye tek nëna e tij dhe është në shëndet të mirë sipas sajtit arab që shpërndau pamjet. Kreu i policisë së rrethit Tabuk, gjeneralmajor Mohammed al-Tamimi tha se një hetim është në vazhdim. Nuk është e qartë pse njeriu po kërcënonte të vriste djalin e tij, ose pse zgjodhi shkollën e fshatit.

KOHA JONË SONDAZH

