Burri therr gruan me sëpatë mes rrugës, terrorizon lagjen
Një ngjarje e rënde ka tronditur zonën e Kalitheas në Greqi, mbrëmjen e djeshme. Një burrë 67-vjeçar ka qëlluar disa herë me sëpatë bashkëshorten e tij 55 vjeç.
Sipas mediave greke, ai ishte i dehur dhe filloi ta gjuante pasi gruaja i kishte kërkuar divorcin. Pavarësisht plagëve, 55-vjeçarja arrin të dalë nga shtëpie, por bashkëshorti e ndjek dhe e qëllon sërish mes rrugës. Këtë skenë po e shihnin të gjithë fqinjët e tyre nga ballonet e shtëpisë.
Pasi mendoi se gruaja vdiq, ai filloi të gjuante kokën e tij me sëpatë disa herë. Banorët kanë njoftuar policinë dhe kur arritën në vendndodhje, ata u gjetën burrë e grua të shtrirë mes rrugës të mbuluar nga gjaku.
Të dy janë transportuar në spital, ku po kurohen nga plagët e marra. Burri është në gjendje më të rëndë se gruaja.